Keçi pas fitores ndaj Trepçës’89 kritikon: Kjo nuk duhej të ndodhte

Keçi pas fitores ndaj Trepçës’89 kritikon: Kjo nuk duhej të ndodhte

Sport February 16, 2020 - 18:16
Kuqezinjtë ngadhnjyen me rezultat 4:3, por trajneri Sunaj Keçi i ka pasur disa kritika për futbollistët e tij pas ndeshjes

Flamurtari ka marrë një fitore të madhe në hapje të stinoirn pranveror në elitëne futbollit duke e mposhtur rivalin direkt për nmbijetesë Trepçës’89, në një ndeshje të çmendur ku u shënuan plot shtatë gola.

Kuqezinjtë ngadhnjyen me rezultat 4:3, por trajneri Sunaj Keçi i ka pasur disa kritika për futbollistët e tij.

“Kemi mundur ta menaxhojmë më mirë lojën kur kishim epërsinë e dy golave. Kemi pranuar dy gola nga largësia prej 25 metrave, të cilat për mua janë amatoreske. Megjithatë kemi zhvilluar një ndeshje të mirë përballë një rivali të vështirë siç është Trepça ’89 dhe mendoj që e kemi merituar fitoren”, theksoi Keçi për superport.

Flamurtari pas javës sw 18-të ka 22 pikë në vendin e nëntë, 1 më pak sesa Trepça ’89, që zë pozitën e tetë.