Bashkëlojtarët ndihmojnë Arben Beqirin, kjo është shuma që iu dorëzua sot

Bashkëlojtarët ndihmojnë Arben Beqirin, kjo është shuma që iu dorëzua sot

Sport January 28, 2020 - 09:37
Dy përfaqësues të kësaj shoqate, Visar Zogiani dhe Behar Maliqi kanë vizituar Beqirin në shtëpinë e tij në Mitrovicë

Komiteti i futbollit vazhdon ta përkrah futbollistin e Trepçës’89, Arben Beqiri i cili po lufton me një sëmundje të rëndë ku ditë më parë u diagnostifikua me tumor në lukth. Pasi dje një pjesë e klubeve të Superligës dorëzuan mëditjet të marra nga FFK për t’i dhënë portierit, sot një gjë të tillë e ka bërë Shoqata për Mbrojtjen e Futbollistëve, shkrua Zëri.info

Dy përfaqësues të kësaj shoqate, Visar Zogiani dhe Behar Maliqi kanë vizituar Beqirin në shtëpinë e tij në Mitrovicë ku edhe i kanë dorëzuar shumën prej 12,007.25 €.

Njoftimi i plotë nga Shoqata:

“Të nderuar

Më 27 janar 2020, Visar Zogiani, kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës, dhe Behar Maliqi, anëtar i Bordit të saj, vizituan Arben Beqirin, portierin e Trepçës 89’, i diagnostifikuar kohë më parë me tumor në lukth.

Përveç dëshirës që kishim për ta takuar, ne me këtë vizitë e informuam Arbenin për mjetet e grumbulluara financiare dhe ia dorëzuam gjithsej 12,007.25 €.

Mjetet financiare iu transferuan përmes xhirollogarisë bankare.

Këto mjete u mblodhën nga shumë futbollistë të klubeve të Superliges së Kosovës, FFK-së, kryetarit të FFK-së Agim Ademit, Bakir Burrit dhe nga shumë njerëz të tjerë të vullnetit të mirë dhe humanitarë.

Image

Arbeni shprehu mirënjohje të thellë për këtë përkrahje, dhe falënderoi nga zemra secilin kontribuues.

Tani, Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës, me këtë rast dëshirojmë t’iu njoftojmë se përkrahja për Arbenin nuk duhet ndaluar, dhe iu informojmë se xhirollogaria të cilën kemi vënë në dispozicion është ende e hapur dhe duam përzemërsisht ta përsërisim e vazhdojmë ftesën me kërkesën te të gjithë ata njerëz, që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur apo nuk kanë arritur ta ndihmojnë Arbenin në këtë sfidë të rëndë shëndetësore, ta bëjnë këtë gjatë ditëve të ardhshme, pasi që çdo e hyrë financiare për të është e nevojshme dhe tejet lehtësuese.

Duke iu falënderuar edhe njëherë, ju dëshirojmë të gjithëve shëndet të mirë dhe mbetemi në kontakt!”, ka shkruar Shoqata për mbrojtjen e futbollistëve. /Zëri.info