Sokoli e përkrahë fuqishëm idenë e përbashkët të FSHF-së dhe FFK-së

Sokoli e përkrahë fuqishëm idenë e përbashkët të FSHF-së dhe FFK-së

Sport January 26, 2020 - 23:15

Trajneri i mirenjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, e ka mbështetur idenë që të organizohet Kupa 'Nëna Terezë' në të cilin do të garonin ekipet nga Shqipëria dhe Kosova, shkruan Zëri.info. 

Gazeta Zëri javë në parë ka shkruar ekskluzivisht për projektin në fjalë. 

"Kupa Nëna Terëzë e promovon emrin e humanistes së madhe shqiptare. Eshtë Kupë e cila ka vlerë të madhe dhe mendojë se do të jetë shumë e suksesshme. Jam e sigurtë se një projekt të tillë do ta perkrah edhe FIFA fhe UEFA. Ky projekt është ideal, por duhet të jetë projekt që duhet ta dimë se si do të bëhet. Nuk duhet të jetë sikurse Kupa 'Pavarësia' që nuk kishte rivalitet. Ky projekt nuk guxon të dështojë", ka thënë Bylbyl Sokoli për emisionin sportiv Dueli Sportiv në RTV Dukagjini, përcjell Zëri.info. 

Sokoli mendon se shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova duhet që ta përkrahin këtë projekt. 

"është e domosdoshme mbështetja e shteve tona nga të dyja anët", shtoi Sokoli. 

Për projektin në fjalë ka folur edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe ai i FFK-së Agim Ademi kanë konfirmuar se projektin e kanë dorëzuar në UEFA. /Zëri.info