Sukseset e klubeve nga Rrafshi i Dukagjinit pas pavarësimit të futbollit të Kosovës

Sukseset e klubeve nga Rrafshi i Dukagjinit pas pavarësimit të futbollit të Kosovës

Sport January 21, 2020 - 11:35

Në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, pikërisht në vitin 1991 futbolli kosovar ishte në zenitin e saj dhe kishte vazhdimisht 4-5 klube në të dyja ligat federative.

Por përkeqësimi i situatës politike reflektohej edhe në sport, shkruan Zëri.info.

Ishte gati e pamundur të luhej më futboll, e sidomos jo në Kosovë. Kjo bëri që në gusht të vitit 1991 klubi më i mirë i Kosovës – Prishtina, me një traditë të ndritshme në Ligën e parë jugosllave, të braktisë Ligën Profesioniste të Jugosllavisë, sepse nuk kishte më garanci për sigurinë as të lojtarëve, as të zyrtarëve të tjerë, por as të simpatizuesve kosovarë.

Që nga ai vit futbolli kosovar është pavarësuar. Klubet nga Rrafshi i Dukagjinit kanë arritur disa suksese.

Besa e Pejës e ka fituar tri herë titullin kampion, në vitet 2004 - 2005, 2005 - 2006 dhe 2006 - 2007.

Dukagjini (Klinë) është shpallur kampion në edicionin 1993 – 1994, kurse Liria në edicionin pasardhës 1994 - 1995.

Edhe sa i përket Kupës së Kosovës që nga viti 1991 Besa është skuadra që më së shumti e ka fituar këtë trofe sa i përket skuadrave nga Dukagjini. Në edicionet

2004 - 2005, 2010 - 2011 dhe 2016 - 2017 pejanët e kanë dërguar në shtëpi Kupën. Liria e ka shijuar Kupën në dy edicione, 2006 - 2007 dhe 2009 - 2010, kurse Vëllaznimi e ka fituar Kupën në edicionin 2007 - 2008./Zëri.info