Gjilani e tmerron Vushtrrinë, Ferizaj e fiton duelin e mbijetesës

Gjilani e tmerron Vushtrrinë, Ferizaj e fiton duelin e mbijetesës

Sport nëntor 07, 2019 - 13:21
Detajet

Gjilani ka marrë kryesimin e tabelës pas xhiros së 14 në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e Gentian Mezanit shkatërroi në udhëtim Vushtrrinë, 3:0.

Kjo bëri që “Skifterat” të ngriten në pozitën e parë falë golaverazhit, ani pse me pikë të barabarta me Ballkanin.

Në anën tjetër, hap pozitiv bëri Ferizaj që mundi Flamurtarin 1:0.

Superliga live:

Vushtrria – Gjilani 1:3

Mbyllet ndeshja

90+11' Vushtrria shënon por pa ndryshuar asgjë pasi epilogu i ndeshjes ishte vendosur heret. 

78' Progni spektakolar kalon gjithë mbrojtjen dhe shënon golin e tretë për Gjilanin

Pas 10 minutave ndërpreje rinisë ndeshja. Publiku është larguar nga shkallët e stadiumit

62' Për një moment është ndërprerë ndeshja pasi gjyqtari Burim Jahmurati është qëlluar në kokë me një shkrepsë

59' Gavazaj ka shënuar për Vushtrrinë por gjyqtari anësor ka anuluar golin për pozitë jashtë loje.

53' Portieri i Gjilanit Haxhihamza është lënduar dhe rrezikon të dal jashtë fushe. Gjilani ka kryer tre zëvëndësime dhe nuk do të ketë mundësi të zëvëndësojë nëse Haxhihamza nuk mund ta vazhdojë lojën.

46' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

 

44' Gooool, Halili ka dyfishuar epërsinë e Gjilanit 

40’ E pabesueshme çfarë po ndodh me Gjilanin. Tre lojtarë të lënduar në këtë pjesë të parë, që të tre zëvendësohen.

18′ Goool… Gjilani ka kaluar në eowrsi me golin e Razak Keita

Formacionet:

Vushtrria: Tahiri, Maxhuni, Gashi, Izmaku, Halimi, Hoxhaj, Lamçja, Gavazaj, Raboshta, Vinicius. Kryetrajner: Fitim Llapashtics

Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Veliu, Frashëri, Jackson, Keita Aziz, Jonuzi, Progni, Greca, Busiç, Keita Razak. Kryetrajner: Gentjan Mezani

Gjyqtarë: Gramoz Shala, Granit Hyseni, Fatmir Abrashi, Burim Jahmurataj

Ferizaj – Flamurtari 1:0

Mbyllet ndeshja

82′ Sadriu i skuadrës vendase gjuan, por topi bllokohet nga mbrojtja vendase.

 55′ Torvioll Stullqaku i Ferizajt rrezikon, por pret Donat Kaçiu.

46' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

27′ Goool… Adenis Shala ka arritur ta zhbllkoi ndeshjen duke shënuar në portën e Flamurtarit.

7′ Torvioll Stullqaku (Fla) gjuan me kokë, por shtylla pingule i mohon golin.

Formacionet:

Ferizaj: Kaqiu, Kuka, Hyseni, Halili, Çerkini, Asani, Shaqiri, Sadriu, Gashi, Shala, Livoreka. ë‍ë Kryetrajner: Bekim Isufi

Flamurtari: Nika, Maxhuni, Ilijovski, Zenunaj, Dumani, Zeqiri, Islajmi, Boshnjaku, Bruqi, Krasniqi, Stullqaku. ë‍ëKryetrajner: Sunaj Keçi

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Besnik Morina, Bekim Rama, Arben Halilaj