Ish futbollisti i Winterthurit: Nuk duhet shikuar çfarë bën Çekia, shanset e Kosovës ekzistojnë

Ish futbollisti i Winterthurit: Nuk duhet shikuar çfarë bën Çekia, shanset e Kosovës ekzistojnë

Sport October 12, 2019 - 15:25

Çekia mbrëmë ka marrë një rezultat shumë të favorshëm në fushën e vetë duke e mposhtur Anglinë, për të krijuar kështu një diferencë prej 4 pikëve karshi Kosovës që është në pozitën e tretë në tabelë.

Ky rezultat sikur i zbehu maksimalisht shanset e Kosovës për kualifikim, megjithatë kështu nuk mendon kapiteni i skuadrës së Ballkanit, Visar Berisha i cili ka karrierë edhe ndërkombëtare kur luajti te Winterthuri dhe Schaffhauseni në kampionatin zviceran, shkruan Zëri.info.

“Ndeshja me Gjibraltarin ishte miqësore dhe jo në ato nivele që e prisnim ne. Gjithsesi, jemi shumë të kënaqur edhe me këtë rezultat të fitores pasi që te futbollistët qëndron një bindje dhe vetëbesim i madh”, ka thënë për Zëri.info, Visar Berisha.

“Sa i përket kualifikimit ne jemi të bindur se kemi një skuadër me super-lojtarë, por kualifikimi mëtutje na u ka vështirësuar me fitoren e Çekisë kundër Anglisë. Mirëpo, kjo nuk na i zbehë shanset edhe as shpresat për një kualifikim të ëndrrave të popullit shqiptar.

Futbollistët dhe stafi besoj që kanë bindje dhe motiv për këtë rast shumë të madh për Kosovën. Kemi potencial, kemi rast, kemi cilësi për të shkuar në evropian dhe askush nuk mundet të na ndal me këta super djelmosha që më të vërtetë po tregojnë vlera dhe dëshirë të madhe për Kosovën tonë”, ka përfunduar Visar Berisha./Zëri.info