Altin Lala konfirmon largimin e Rashicës nga Werderi

Altin Lala konfirmon largimin e Rashicës nga Werderi

Sport October 03, 2019 - 15:55

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës gjermane Werder Bremenit, Milot Rashica, është kthyer në lider në ekipin e tij, por po lë gjurmë dhe në kampionatin gjerman. Lojtari shtatshkurtër ka bërë që Bundesliga të kthejë kokën drejt tij për shkak të golave fantastikë dhe përformancave të mira, e fundit ndaj Dortmundit.

Ekipi aktual po mundohet që të bindë Rashicën të rinovojë kontratën me lojtarin deri në vitin 2022, por diçka e tillë nuk do të ndodhë. Menaxheri i tij, Altin Lala, ka folur në lidhje me situatat e sulmuesit.

"Rashica nuk është një ndër futbollistët më të paguar të Werderit. Ky klub është fantastik për të për t'u zhvilluar dhe ai ka bërë hapa të rëndësishëm në karrierë. Ai ka dhe 3 vite kontratë me Werderin, por koha ka ardhur që të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Nëse largohet, dikush do ta paguajë Werderin", tha Lala./Zëri.info