Nora Gjakova mposhtet nga xhudistja bullgare, por luftën për medalje do ta vazhdojë me këtë sportiste

Nora Gjakova mposhtet nga xhudistja bullgare, por luftën për medalje do ta vazhdojë me këtë sportiste

Sport August 27, 2019 - 09:03
Detajet

Nora Gjakova ka pësuar humbje në çerekfinalen e Kampionatit Botëror të xhudos “Tokio 2019”, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Me këtë humbje, xhudistja nga Kosova do të jetë në garë tani për medaljen e bronztë, të cilën së fundmi e fituan Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi në kategoritë përkatëse, raporton Zëri.info.

Në çerekfinale, Gjakova pësoi humbje nga bullgarja Ivelina Ilieva, derisa kjo e fundit tashmë ka vazhduar në gjysmëfinale..

Në përballjen e parë për ta fituar medaljen e bronztë, Gjakova do të përballet me xhudisten nga Franca Sarah Leonie Cysique.

Sot në Kampionatin Botëror të xhudos, Kosova u përfaqësua edhe nga Akil Gjakova, i cili u eliminua në rrethin e tretë duke dështuar t’i sigurojë vendit të tij një medalje./Zëri.info