Reagon Driton Kuka pas medaljes së bronztë: E bronzta e Disit ka shkëlqim që t’i merr sytë
Sport
August 25, 2019 - 13:30
Kosova sot ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tokio të Japonisë.
Është Distria Krasniqi ajo që shkëlqeu duke e fituar këtë medalje që sipas trajnerit Driton Kukës e ka shkëlqimin e artë.
Ku është reagimi i Kukës pas triumfit
“Medalja në Kampionat Botëror!
Disi Disi sot me performancën tande tregove si duhet vendi e si luftohet për Kosovën tonë!
E bronzta e Disit ka shkëlqim që ti merr sytë në Japoni!
Kosova mbi të gjitha miq”, ka shkruar Driton Kuka./Zëri.info.