Gazeta “Bild” shkruan për lëndimin e Milot Rashicës, a do të jetë gati për ndeshjet e Kosovës?

Gazeta “Bild” shkruan për lëndimin e Milot Rashicës, a do të jetë gati për ndeshjet e Kosovës?

Sport August 20, 2019 - 11:35
Detajet

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, u lëndua në ndeshjen e fundit që Werder Bremen e zhvilloi nga Fortuna Dusseldorfit, shkruan Zëri.info.

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Bauman, ka folur rreth lëndimit të Milot Rashicës për gazetën ‘Bild’.

Ylli i Kosovës u zëvendësua në minutën 65-të.

“Miloti ka një lëndim në muskul. Se çfarë saktësisht ka Miloti, ne duhet të presim ekzaminimet mjekësore”, deklaroi drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann për gazetën gjermane Bild. 

Sipas “Bild”, Miloti nuk do të kthehet në fushë para ndeshjes me Augsburgun, që zhvillohet më 1 shtator.

Lëndimi i Rashicës nuk duket të jetë shumë serioz, dhe se gjasat janë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjet e Kosovës, që zhvillohen më 7 dhe 10 shtator ndaj Çekisë dhe Anglisë. /Zëri.info