Triumf me 'djersë' por i merituar, Liverpooli ngrit në 'qiell' trofeun e Superkupës

Triumf me 'djersë' por i merituar, Liverpooli ngrit në 'qiell' trofeun e Superkupës

Sport gusht 15, 2019 - 00:08
Detajet

Liverpooli ka arritur ta fitojë Superkupën e Evropës për këtë edicion vetëm pas triumfit në ekzekutimin e penalltive ndaj Chelseat. 

Derisa koha e rregulltë dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 2:2, ndeshja shkoi në ekzekutimin e penalltive, raporton Zëri.info.

Skuadra e Jurgen Klopp u tregua më e suksesshme në këtë drejtim duke ia dalur të fitojë me rezultat 5:4 pas huqjes së Abraham në penalltinë e fundit.

Ky ishte titulli i katërt i Superkupës së Evropës për "Të Kuqtë" e Marseysides.

Pas triumfit, tashmë futbollistët e Jurgen Klopp e kanë ngritur në 'qiell' trofeun e Superkupës./Zëri.info