Driton Kuka i futet politikës, i bashkohet kësaj partie politike

Driton Kuka i futet politikës, i bashkohet kësaj partie politike

Sport gusht 14, 2019 - 12:41
Detajet

Trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, i është bashkuar AAK-së, raporton Sinjali.

Këtë informacion e ka bërë të ditur vetë Kuka përmës një postimi në Facebook.

“Parimet e mia në punë drejt sukseseve ishin dhe janë qëndrueshmëria dhe respektimi fjalës së dhanë!

Virtyte këto të Kryeministrit në detyrë z.Ramush Haradinaj!

Këto parime ishin vendimtare që ti bashkohem që kontributin tim në sport por jo vetëm tash e tutje ta jap edhe përmes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës!

Ka shumë gjëra në Kosovën tonë që duhet shtyrë përpara sidomos në sport e rini që kemi!

Kam miq në çdo parti politiike dhe parimi im është bashkëpunimi pët të mirë të vendit!

Kosova mbi të gjitha …”, ka shkruar Kukan ë FB, transmeton Sinjali.

Image