Lukaku mungon ndaj Interit

Lukaku mungon ndaj Interit

Sport July 19, 2019 - 12:54
Detajet

Manchester Unitedi e ka konfirmuar që sulmuesi Romelu Lukaku do të mungojë në ndeshjen miqësore ndaj Interit të shtunën në Singapor, transmeton zeri.info

Lukaku mungoi edhe në dy miqësore të tjera të klubit anglez në Australi, derisa vazhdojnë thashethemet për një transferim te Interi.

Edhe pse klubi italian ende nuk është pajtuar me shifrën e transferimit për belgun, trajneri i “djajve të kuq”, Ole Gunnar Solskjaer është shprehur se sulmuesi nuk është në formë.

“BBC” raporton se 26-vjeçari nuk u stërvit me skuadrën të premten, por punoi i vetëm në palestër.

Ndërkohë, kur u pyet se a mund t’i bashkohet Lukaku Interit, Solskjaer tha se ai nuk ka ndonjë gjë të re./Zëri