Feronikeli skuadra e dytë shqiptare që arrin kaq larg

Feronikeli skuadra e dytë shqiptare që arrin kaq larg

Sport July 19, 2019 - 10:57

Kampioni i Kosovës dhe fituesi i Kupës, Feronikeli, ishte afër kalimit në rrethin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, pas një barazimi dramatik me rikthim (2:2) në Uells, por u mposht 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, pavarësisht se ishte skuadër dominuese dhe krijoi më shumë.

“Nikli” u bë skuadra e dytë kosovare që arrin kaq larg në eliminatore për këtë garë, pas Dritës, por e lëshoi mundësinë për t’u bërë e para në histori të futbollit kosovar që e arrin të paktën rundin e dytë eliminator.

Kështu klubi drenicas tani do ta vazhdojë rrugën për ta siguruar kualifikimin në një garë evropiane, Ligën e Evropës.

Ndeshjen e parë ndaj Bratislavës Feronikeli do ta zhvillojë më 24 korrik në Sllovaki, ndërsa atë të kthimit pas një jave në Prishtinë.

Fituesi kalon në rundin e tretë eliminator.

Futbollisti i drenicasve, Yll Hoxha, në një prononcim për gazetën “Zëri” shpreson që kësaj radhe fati të jetë te Feronikeli. “Do të fillojmë të përgatitemi maksimalisht për këtë kundërshtar dhe do t’ia bëjmë një analizë të veçantë. Shpresoj se kësaj radhe fati do të jetë me ne, pasi që në ndeshjen e fundit na mungoi, edhe pse gjyqtari mohoi penalltinë e pastër”, u shpreh Yll Hoxha.