Kjo është shuma që kërkon Unitedi nga Interi për Lukakun

Kjo është shuma që kërkon Unitedi nga Interi për Lukakun

Sport July 12, 2019 - 18:26
Detajet

Manchester Unitedi e ka paralajmëruar Interin se kërkon mbi 85 milionë euro për shërbimet e sulmuesit Romelu Lukaku, transmeton zeri.info

Interi e ka konfirmuar që ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin, por shifra mbetet ende larg nga ajo që kërkon gjiganti anglez.

“Sky Sports” shkruan se “djajtë e kuq” duan më shumë para se sa që paguan për ta transferuar lojtarin nga Evertoni para dy vjetësh, shifër që e kapte vlerën e 84.7 milionë eurove.

Lukaku ishte paraqitur në 45 ndeshje për gjigantin anglez në edicionin e kaluar, derisa kishte kontribuuar me 15 gola dhe 4 asistime./Zëri