Zyrtare: Këto janë rregullat e shitjes dhe çmimet e biletave për ndeshjen Feronikeli - Prishtina

Zyrtare: Këto janë rregullat e shitjes dhe çmimet e biletave për ndeshjen Feronikeli - Prishtina

Sport maj 16, 2019 - 00:19
Zbuloni detajet

Skuadra e Feronikelit e pret Prishtinën, të dielën më 19 maj, me fillim prej orës 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

E për këtë takim, që vendos fatin e kampionit të Superligës, ka një interesim jashtëzakonisht të madh të tifozëve.

Feronikeli ka konfirmuar se bileta është 5 euro, derisa thotë se fëmijët nën moshën 15 vjeçare nuk do të lejohen në stadium.

Informatat rreth biletave, për këtë ndeshje:

Biletat do të shiten në Restaurant Dijamant, në Drenas, çdo ditë, prej orës 10:00 – 15:00 (për harxhimin e sasisë së biletave do të njoftoheni me kohë).

Fëmijët nën moshën 15 vjeçare, nuk do të lejohen të futen në stadium edhe nëse posedojnë biletë (për shkak të interesimit të madh për këtë ndeshje dhe vendeve të limituara).

Askush nuk do të lejohet të futet në stadium pa biletë, pa dallim.

Dyert e stadiumit do të mbyllen një orë para ndeshjes ( në ora 15:00) prandaj lusim të gjithë që të vijnë me kohë.

Asnjë veturë nuk do të lejohet të parkohet në oborrin e stadiumit.

Çmimi për një biletë është 5 EURO.

Një person mund ti blejë maksimumi deri në 2 (dy) bileta.

Për shkak të interesimit të madh për këtë ndeshje dhe vendit të limituar (shkaku i punimeve në pjesët tjera të tribunave), ju lusim të gjithëve për mirëkuptim!