Rikthehen Paqueta e Donnarumma

Rikthehen Paqueta e Donnarumma

Sport April 19, 2019 - 15:34
Detajet

Gianluigi Donnarumma dhe Lucas Paqueta janë rikthyer plotësisht nga lëndimet dhe do të jenë të gatshëm për sfidën e Milanit ndaj Parmas të shtunën, transmeton zeri.info

Të dy lojtarët janë përfshirë në listën e të ftuarve të gjigantit italian për ndeshjen e nesërme.

Ky është një lajm fantastik për Milanin, që është duke luftuar për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. 

Si Paqueta, ashtu edhe Donnarumma nuk kanë luajtur qysh prej barazimit 1:1 të Milanit me Udinesen më 2 prill.

Këta janë futbollistët e ftuar të Milanit për ndeshjen ndaj Parmas:

Donnarumma A, Donnarumma G, Reina; Abate, Calabria, Caldara, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Zapata; Bakayoko, Bertolacci, Biglia, Kessie, Paqueta; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Piatek, Suso./Zëri