Çmenduri ta shoh Ajaxin në gjysmëfinale

Çmenduri ta shoh Ajaxin në gjysmëfinale

Sport April 19, 2019 - 10:37
Detajet

Mbrojtësi i Tottenhamit, Jan Vertonghen thotë se ishte çmenduri për të që ta shihte ish-klubin e tij, Ajax në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Gjiganti holandez është në mesin e katër ekipeve më të mira të kompeticionit elitar evropian për klube për herë të parë që prej vitit 1997, derisa pati një ecuri fantastike duke eliminuar klube si Real Madridi dhe Juventusi.

Vertonghen e kishte filluar karrierën e tij profesionale në Amsterdam para se të transhohej te Tottenhami në 2012-n.

Tottenhami do të ketë përballë Ajaxin në gjysmëfinale.

“Ajax, është me të vërtetë çmenduri që ata janë aty. Unë e di se sa të mirë janë ata sepse natyrisht të eliminosh Madridin dhe Juventusin është çmenduri”, tha ai./Zëri