'El Clasico': Pas Messit, Valverdes i del një tjetër problem i madh

Sport February 06, 2019 - 14:46
Detajet

Lionel Messi do të jetë në skuadrën e Barcelonës për “El Clasico-n” e sotme, por problemi i radhës për trajnerin, Ernesto Valverde do të jetë se kush do ta shoqërojë Sergio Busquets në mesfushë.

Pyetja bazike është nëse Arthur apo Arturo Vidal do të luajnë nga minuta e parë, si dhe nëse do të luajë Ivan Rakitic.

Çdo opsion ka avantazhet dhe disavantazhet e veta, dhe Valverde në fund mund të vendosë të luajë edhe me katër mesfushorë, shkruan Zëri.

OPSIONI A: BUSQUETS – RAKITIC – ARTURO VIDAL

Image

Njëra prej mundësive është tradicionalisht Valverde të luajë me tre mesfushorë. Me Rakitic përkrah Vidal, duke u bazuar në punën e madhe që ofron kiliani në mesfushë. Kështu, të dy, Rakitic dhe Busquets do të kishin edhe më shumë motiv për të luajtur kundër Real Madridit.

OPSIONI B: BUSQUETS – RAKITIC – ARTHUR

Image

Zëvendësimi i Arturos me Arthur. Kjo zgjidhje do t’i përshtatej më shumë filozofisë së Barcelonës. Arthur ka potencial sikur të ishte rritur në akademinë e katalunasve, dhe di të luajë me top. Një opsion i mirë do të ishte ky për t’i dhënë presion skuadrës së Santiago Solarit.

OPSIONI C: BUSQUETS – ARTHUR – VIDAL

Image

Një opsion që e lë Rakitic jashtë vështirë të mendohet. Por, me këtë, Valverde do ta balansonte punën e vështirë dhe kreativitetin nga mesfushorët e tij në mesfushë.

OPSIONI D: BUSQUETS – RAKITIC – ARTHUR – ARTURO VIDAL

Image

Të gjithë së bashku. Kjo është një mundësi që nuk bën të anashkalohet, sidomos nëse Messi nuk luan. Kjo nënkupton se Valverde do të duhej të luante me vetëm Luis Suarez dhe Philippe Coutinhon në sulm – duke  e kontrolluar ndeshjen nga mesfusha./Zëri/