Zyrtare: Klubi kosovar e ndërron emrin

Sport January 21, 2019 - 16:33
Detajet

Klubi i Superligës së basketbollit tash e tutje do ta ketë parashtesën në emrin e saj.

Borea ka njoftuar se emrit të tij ia ka shtuar një parashtesë, shkruan Gazeta Ekspress.

Në fakt, Federata e Basketbollit të Kosovës përmes uebfaqes së vetë zyrtare ka treguar se nga xhiroja e 16-të e Superligës, klubi i basketbollit Borea do ta ketë parashtesën e emrit AFK dhe se deri në fund të edicionit 2018/19 do të garojë si KB AFK Borea.

Klubi pejan garon në Superligën e basketbollit dhe kryesisht përbëhet nga basketbollistë të KB Pejës, e cila e pushoi aktivitetin e saj për shkak të borxheve të mëdha dhe të papërballueshme.

Image