Wurzburg - Prishtina, kështu u mbyll ndeshja e FIBA Europe Cup

Sport December 12, 2018 - 20:56
Detajet

Z Mobile Prishtina e ka nisur me humbje raundin e dytë të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup, shkruan Zeri.info.

Bardhekaltrit janë mposhtur sonte nga skuadra s.Oliver Wurzburg me rezultat 77:95, në ndeshjen e zhvilluar në Gjermani, në kuadër të Grupit I.

Skuadra vendëse e ka kontrolluar lojën dhe gjithmonë ka qenë në epërsi, ndërsa prishtinasit kanë tentuar të bënin diçka deri në çerekun e tretë, por nuk ai dolën.

Gjermanët e kanë fituar çerekun e parë me rezultat 24:20, kurse ai i dytë i ka takuar ekipit më të madh kosovar, 18:16.

Edhe në 10 minutëshin e tretë vendësit ishin më të mirë, 28:23, ndërsa fuqinë e tyre e konfirmuan edhe në çerekun e katërt, të cilin e fituan 27:16, për ta mbyllur ndeshjen me 18 pikë epërsi.

Përkundër humbjes, prishtinasit do ta vazhdojnë rrugëtimin me shpresën që do të tregohen më të suksesshëm në ndeshjet e ardhshme të grupit.

20 pikët e Demario Mayfield, 18 të Dardan Berishës dhe 17 të Kyan Andersonit ishin të pamjaftueshme për Bardhekaltrit.

Nga ana tjetër, ish-basketbollisti I prishtinasve, Jordan Hulls ka shënuar 12 pikë për gjermanët, ndërsa me nga po aq pikë kontribuuan edhe Mike Morrison e Johannes Richer.

Duhet cekur se në palestër kishte edhe tifozë shqiptarë dhe nuk munguan as "Plisat".

Ndeshjen e ardhshme Prishtina do ta zhvillojë më 19 dhjetor në shtëpi ndaj ekipit Szolnoki Olaj. /Zëri/