Edhe një medalje nga xhudoja kosovare, shkëlqen Distria Krasniqi!

Edhe një medalje nga xhudoja kosovare, shkëlqen Distria Krasniqi!

Sport nëntor 16, 2018 - 17:12
Detajet

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në “Judo Grand-Prix The Hague 2018” pasi në finale të repasazhit e mposhti kinezen Yanan Li me Ippon, shkruan Zeri.info.

“Disi” kishte humbur nga japonezja Aya Sakagami, ndërsa i kishte mposhtur gjermanen Mira Ulrich, portugezen Maria Siderot dhe rumunen Monica Ungureanu.

Akil Gjakova do të garojë të shtunën në rrethin e dytë me fituesit e duelit ndërmjet shqiptarit Jon Vrenozi dhe ganezit Emmanuel Nartey.

Kurse, Loriana Kuka në 78 kilogramë në rrethin e dytë garon me holandezen Ilona Lucassen. /Zëri/