Tifozët nga Kosova nisen përsëri për ta mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë

Tifozët nga Kosova nisen përsëri për ta mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë

Sport nëntor 16, 2018 - 15:02
Detajet

Tifozë të shumtë nga Kosova vazhdojnë ta mbështesin Kombëtaren e Shqipërisë.

Sikur në çdo ndeshje tjetër, edhe për sfidën e radhës së Shqipërisë, tifozët kosovarë kanë marrë rrugën drejt mëmëdheut për të mbështetur kuqezinjtë.

Përkundër inateve të pakuptueshme mes dy Federatave, janë tifozët ata që vazhdojnë të mbajnë frymën vëllazërore, shkruan Gazeta Olle.

Shqipëria luan sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve ndaj Skocisë, ku megjithatë gjasat për kualifikim janë të vogla.

Kjo ndeshje zhvillohet nesër prej 20:45, derisa Përfaqësuesja e Kosovës sfidon Maltën prej orës 18:00.