Fitojnë Raptors e Pelicans

Sport October 18, 2018 - 10:54
Detajet

Toronto Raptors ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Cleveland Cavaliers me rezultatin 116:104, transmeton zeri.info

Kyle Lowry me 27 pikë, 1 kërcim dhe 8 asistime dhe Kawhi Leonard me 24 pikë, 13 kërcime dhe 2 asistime ishin më të dalluarit në këtë fitore të Raptors.

Ndërkohë, te Clevelandi u dallua Kevin Love me 21 pikë, 7 kërcime dhe 2 asistime.

Fitores i është gëzuar edhe New Orleans Pelicans në udhëtim te Houston Rockets me rezultatin 131:112.

Anthony Davis realizoi 32 pikë, 16 kërcime dhe 8 asistime për këtë fitore të mysafirëve, ndërsa ndihmuan edhe Nikola Mirotic me 30 pikë, 10 kërcime dhe 3 asistime dhe Julius Randle me 25 pikë, 8 kërcime dhe 3 asistime.

Te Rockets u dallua Eric Gordon me 21 pikë, 3 kërcime dhe 1 asistim.

Rezultatet: Charlotte – Milwaukee 112:113, Detroit – Brooklyn 103:100, Indiana – Memphis 111:83, Orlando – Miami 104:101, New York – Atlanta 126:107, Toronto – Cleveland 116:104, Houston – New Orleans 112:131, San Antonio – Minnesota 112:108, Sacramento – Utah 117:123, LA Clippers – Denver 98:107, Phoenix – Dallas 121:100.