Chelsea nuk e deshi Fekirin

Sport August 30, 2018 - 11:05
Detajet

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka konfirmuar që Chelsea kishte refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Nabil Fekirin gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton zeri.info

Ylli francez ishte lidhur me një kalim te Liverpooli gjatë verës, por ai i është ofruar edhe klubit nga “Stamford Bridge”.

“Në fillim, kur ne po mendonin për afatin kalimtar të verës dhe mënyrën e organizimit për skuadrën e ardhshme, ne menduam se ai (Fekir) do të largohej”, deklaroi Aulas.

“Ne folëm me përfaqësuesit e Chelseat dhe ata nuk kishin fare interesim për të. Prej aty ne e kuptuam që ne mund të ndryshojmë planet”, shtoi ndër të tjera presidenti i klubit francez./Zëri