Mina: Messi dhe Suarez çdo ditë më merrnin nga 50 euro

Sport July 30, 2018 - 23:11
Ja arsyeja

Një vit i vështirë debutues me Barcelonën, ndërsa mbrojtësi Yerry Mina e ka pranuar dhe thotë se ka luftuar shumë për të pasur ndikimin e dëshiruar në skuadër.

Ai erdhi në janar nga Palmeiras dhe fillimisht ishte shumë i kënaqur.  Mina kulimin e tij nuk e arriti te Barcelona, por me Kombëtaren e Kolumbisë në Kampionatin Botëror.

“Mendova shumë gjëra, shumë gjëra të këqija, mendova se kisha përfunduar. Ndihesha keq por Philippe Coutinho dhe Paulinho u përpoqën të më inkurajonin gjatë gjithë kohës duke më thënë se gjithçka do të ishte mirë”.

“E kuptoj se ka lojtarë spektakolarë, por vetëm dëshiroja të kisha një minutë për të bërë përshtypje dhe kjo nuk ndodhi. Pak minuta që bëra, ishin të këqija … ndjeja në kokë sikur gjithçka po shkonte keq. Ndjeva sikur nuk mund të bëja asgjë të mirë, siç ishte edhe dhënia e një pasimi në stërvitje”, ka shtuar kolumbiani.

Mina gjithashtu zbuloi edhe kënaqësitë që kishte kur arriti në “Camp Nou” dhe bastet në stërvitje me emra të mëdhenj si Lionel Messi dhe Luis Suarez.

“Kur fillova në klub, fillova të bëja baste me Lionel Messin dhe Luis Suarezin për të krijuar atmosferë të mirë. Luanim me gjuajtje të lira në stërvitje, por çdo ditë po humbisja nga 50 euro. Përfundova çdo ditë duke humbur nga 50 euro, pasi ata janë përbindësha dhe mund ta fusin topin ku tu duan. Ata janë njerëz të mrekullueshëm dhe magjistarë me topin”.

Në fund Mina ka folur për të ardhmen e tij. “Për sa i përket të ardhmes sime, unë nuk kam asnjë ide, por jam i qetë. Unë jam 23 vjeç dhe kam shumë kohë para vetes”, ka thënë për ‘Bocan’.