Buffon, nuk e ka vendin e sigurt te PSG-ja

Sport July 30, 2018 - 10:36
Detajet

Gianluigi Buffon mund të konsiderohet si njëri prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit, por veterani insiston se nuk e ka vendin e garantuar në formacionin e Paris Saint-Germainit, transmeton zeri.info

40-vjeçari e mbylli karrierën e tij të gjatë te Juventusi gjatë kësaj vere, duke nënshkruar kontratë një-vjeçare me klubin francez.

“Nuk kam folur me askënd, por është e rëndësishme të thuhet një gjë, në karrierën time 24-vjeçare, askush nuk më ka thënë ndonjëherë se ‘ti do të jesh portieri kryesor’”, deklaroi Buffon.

“Ndihem shumë mirë. Nëse kam vazhduar të luaj dhe të pranoj një sfidë të tillë është sepse më pëlqejnë sfidat”, shtoi italiani./Zëri