Agjenti i Sarri-t: Kush është Chelsea?

Sport June 01, 2018 - 21:31

Agjenti i Maurizio Sarri-t ka refuzuar t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve rreth Chelsea-t pasi raportohet se bisedimet kanë përfunduar.

Trajneri është shkarkuar nga Napoli duke i hapur rrugë Carlo Ancelotti-t, por nën rregulloren italiane, kontrata e tij mbetet e vlefshme deri sa të prishet me pëlqimin e të dyja palëve.

Kontrata e tij kishte një klauzolë 8 mln euro, por ajo ka skaduar ditën e enjte dhe si pasojë nuk është më e vlefshme.

Chelsea pritej të paguante shumën, por refuzoi, duke i kërkuar Sarri-t të prishë vetë kontratën e tij.

Sportitalia u takua me agjentin e Sarri-t, Alessandro Pellegrini, dhe ai bëri disa komente surprizë.

“Nuk e di kush është Chelsea, klub futbolli është? Ne njohim vetëm Napolin.”