Baseli i Xhakës fiton, por eliminohet nga Championsi
Sport
March 07, 2018 - 22:45
Baseli i Taulant Xhakës ka fituar në Angli ndaj Manchester Cityt me rezultat 2:1, por kjo ishte e pamjaftueshme për këtë ekip, i cili u eliminua nga e teta e finales së Championsit, shkruan zeri.info.
Në fakt, City kishte fituar 4:0 në Zvicër, ndërsa humbja e sontme nuk çoi shumë peshë.
LEXO EDHE: Juventusi përmbys Tottenhamin, shkon në çerekfinale
Gabriel Jesus e kaloi ekipin e Pep Guardiolas në epërsi në minutën e tetë, ndërsa zviceranët u rikthyen me golat e Mohamed Elyounoussi (17’) e Michael Lang (71’). /Zëri/