Juventusi përmbys Tottenhamin, shkon në çerekfinale

Sport March 07, 2018 - 22:42

Juventusi e ka përmbysur Tottenhamin, të cilin e mposhti me rezultat 2:1 në Londër, shkruan zeri.info.

Ndeshja e parë në Itali kishte përfunduar baras, 2:2, ndërsa Bianconeri fituan në Angli 2:1 edhe pse ishin fillimisht në disavantazh.

Heung-Min Son e kaloi Tottenhamin në epërsi në minutën e 39-të, kurse dy gola të shpejt të Gonzalo Higuain (64’) e Paulo Dybala (67’) e përmbysën rezultatin dhe Juve shkoi në çerekfinale. /Zëri/