Berisha e Morina fitojnë Kupën me klubet e tyre në Çeki e Slloveni
Sport
February 18, 2018 - 22:08
Dy basketbollistët shqiptarë, Dardan Berisha e Gëzim Morina kanë shënuar sot sukses të jashtëzakonshëm me klubet e tyre në Çeki e Slloveni.
Dardan Berisha, që mbron ngjyrat e Nymburkut të Çekisë, arriti sot ta fitojë Kupën e Çekisë pasi fitores në finale ndaj Pardubicenit me rezultat 65-86.
Berisha ishte më efikasi në këtë takim me 17 pikë, 4 asistime e 5 kërcime.
Përderisa Gëzim Morina fitoi Kupën e Sllovenisë me ekipin e tij Sixt Primorska, pas fitores në finale ndaj Sencur Gorenjskan, 83-63.