Milani me kontratë të re për Cutronen

Sport February 11, 2018 - 14:21

Milani do t’i ofrojë një kontratë të re sulmuesit Patrick Cutrone, raportojnë mediat italiane.

19-vjeçari kishte nënshkruar rinovimin e kontratës së tij me gjigandin italian vetëm para pak muajsh, por paraqitjet e mira këtë edicion me fanellën e kuqezinjve kanë bëri që ai t’i bindë shefat e klubit për t’i ofruar një tjetër marrëveshje, transmeton zeri.info

Cutrones pritet t’i ofrohet një pagë më e madhe dhe bisedimet me përfaqësuesve të Milanit dhe të lojtarit tashmë kanë filluar.

19-vjeçari ka realizuar 12 gola në 28 paraqitje deri më tani me fanellën e klubit italian këtë edicion, ndërsa kontrata e tij momentale skadon që qershor të vitit 2021.

Milani mund të mos i ofrojë italianit një kontratë më të gjatë, por janë të vendosur që t’ia përmirësojnë kushtet sulmuesit./Zëri