Shumë yje në formacionin e dështakëve të La Ligas
Sport
January 17, 2018 - 22:47
Gazeta prestigjoze spanjolle, Marca ka publikuar formacionin e të dështuarve për sezonin 2017/18.
Skuadra që ka më shumë futbollistë është Real Madridi i Zinedine Zidane me 4 lojtarë, që po e humbë atë shijen e fitores në këto javë të fundit.
Ata janë: Marcelo, Achraf, Benzema dhe ylli portygez Cristiano Ronaldo.
Barcelona në këtë formacion ka dy lojtarë; Gerard Deulofeu dhe Semedon.
Formacioni vazhdon me Chichizola në portë, Lemos në mbrojtje, Enzo Zidane, Maksimovic dhe Gaitan në mesfushë. /Lajmi/