Bayern Munich tallet keq me Besiktasin
Sport
December 11, 2017 - 12:57
Skuadrës turke, Besiktas, i ka rënë shorti të luajë kundër Bayern Munich në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, dhe siç duket gjigantit gjerman i ka pëlqyer kundërshtari me të cilin është tallur pak pas shortit.
Besiktas u bë hit në rrjetet sociale me videot e saj për transferimin e lojtarëve, në të cilat i prezantonte transferimet e bujshme duke thënë “Po vij në Besiktas”, transmeton Express.
E Bayern Munich e ka shfrytëzuar këtë sot pas shortit për t’u tallur me skuadrën turke.
Në llogarinë e vet zyrtare në Twitter, Bayern e ka publikuar një video në të cilën e sulmuesi i saj Robert Lewandowski shihet duke i thënë: “Po vijmë në Besiktas... Bom..Bom”.
ON OUR WAY!!!!!!!#COMEtoBESIKTAS!#UCL pic.twitter.com/unBX4wNOeE
— FC Bayern US (@FCBayernUS) December 11, 2017