Barcelona vëzhgon Martialin
Sport
October 20, 2017 - 13:29
Barcelona është duke vëzhguar sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial, raporton “Mundo Deportivo”.
Raportohet se sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez ishte në tribunë për të shikuar ndeshjen mes Manchester Unitedit dhe Benficas të mërkurën, transmeton zeri.info
Klubi spanjoll nënshkroi me bashkëkombësin e Martialit, Osumane Dembele gjatë verës, por mund të jetë e interesuar që ta përforcoj edhe më shumë sulmin, sidomos pas largimit të Neymarit./Zëri