Edhe një ganez në Prishtinë
Sport
October 11, 2017 - 18:06
FC Prishtina ka vazhduar të bëjë përforcime, shkruan zeri.info.
Bardhejkaltrit kanë “peshkuar” përsëri në Afrikë, respektivisht në ekipin ganez FC Dreams, nga i cili, pas Basid Abdul Khalid dhe Abdul Bashiru, e ka transferuar edhe futbollistin Ben Nash Quansah.
21-vjeçari qysh më herët ka arritur marrëveshje me prishtinasit, të cilëve u është bashkuar të martën.
Ai luan si qendërmbrojtës dhe posedon cilësi mjaft premtuese. /Zëri/