Një shqiptar kundër 25 mijë ukrainasve (FOTO) Sport September 15, 2017 - 12:31 Shpërndaje: Dinamo e Kievit e kishte përkrahjen edhe të “lojtarit të dymbëdhjetë”, përkatësisht tifozëve, në ndeshjen që e fitoi me rezultat 3:1 kundër Skënderbeut në Grupin B të Europa Leagues, raporton "Zëri.info". Gjiganti ukrainas kishte tubuar rreth 25 mijë tifozë për ndeshjen ndaj kampionit të shtatëfishtë të Shqipërisë, të cilit natyrisht se i mungoi përkrahja e tifozëve në Kievin e largët. Sidoqoftë, Skënderbeu e kishte një tifoz. Zëri shkruan se mediave ukrainase u ka lënë përshtypje një tifoz i vetëm shqiptar karshi 25 mijë tifozëve tjerë ukrainas. Tifozi shqiptar e ka shpalosur flamurin kombëtar dhe ishte i vetëm në njërën prej pjesëve të tribunave të stadiumit “Olimpiysky”, në të cilin do të duhej të vendoseshin tifozët e Skënderbeut, të cilët natyrisht se kanë munguar shkaku i largësisë. Sidoqoftë, tifozi shqiptar ka zënë vend në mediat ukrainase. Ai ka qenë personi i vetëm në tribuna që ka festuar në pjesën e parë, të cilën Skënderbeu po e fitonte 0:1, por në pjesën e dytë tifozi u dëshpërua, pasi ekipi nga Korça i pësoi tri gola dhe humbi me rezultat 3:1. /Zëri/
E penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top-trajnerin për vitin 2025 SportMay 07, 2024