Feronikeli udhëton drejt Shqipërisë, nis bisedimet me trajnerë

Sport June 28, 2017 - 16:45

Dy herë kampioni i Kosovës në tri vitet e fundit, Feronikeli, do të bëhet me trajner nga Shqipëria.

Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Olle nga drejtori i këtij klubi, Artan Berisha.

Ai ka udhëtuar të mërkurën drejt Tiranës, ku po zhvillon bisedat me trajnerë të ndryshëm.

“Ndodhemi në Tiranë dhe jemi në bisedime me disa trajnerë. Besoj se deri të shtunën do të prezantojmë trajnerin. Ai me gjasë do të jetë nga Shqipëria”, ka thënë Artan Berisha për Gazetën Olle, duke mos dashur të përmend emra, pasi sipas tij janë ende në fazën e bisedimeve.I pyetur për të ardhme e lojtarëve, ai thekson se me shumicën e tyre kanë kontrata.

“Me shumicën prej tyre kemi kontrata, prandaj me shumicën e tyre do të vazhdojmë bashkëpunimin”, shtoi ai.