Guardiola kërkon Iniestan
Sport
June 20, 2017 - 16:49
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është duke shprehur interesim për ish futbollistin e tij, Andreas Iniesta, transmeton zeri.info
33-vjeçari, i cili konsiderohet si njëri ndër mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tij, kishte punuar me Guardiolan, gjatë kohës kur ky i fundit ishte kryetrajner i Barcelonës.
Iniesta ka vetëm edhe një vit kontratë me katalunasit dhe kjo ka bërë që e ardhmja e spanjollit te Barcelona të vihet në dyshim.
Për futbollistin është duke shprehur interesim edhe Interi./Zëri