Prishtina feston titullin në Prizren

Sport May 24, 2017 - 20:51

Sigal Prishtina e ka festuar titullin e kampionit në Prizren, shkruan zeri.info.

Bardhekaltrit e kanë mposhtur Bashkimin në “Sezai Surroi” me rezultat 73:64, për ta fituar serinë e ndeshjeve finale të “Play-Offit” të Superligës së basketbollit 3-1.

Me këtë rast, kryeqytetasit e konfirmuan dominimin në basketbollin kosovar, duke e fituar titullin e 12-të pasluftës.

Nga ana tjetër, ekipi Portokalli e arriti finalen pas tetë vjetësh, por fatkeqësisht nuk arriti ta realizonte ëndrrën, për ta fituar titullin e parë dhe historik.

Sigal Prishtina me këtë rast do të luajë në Champions League si kampion i Kosovës. /Zëri/