Alushi nënshkruan me ekipin e ri

Sport January 17, 2017 - 16:21

Futbollisti kosovar, Enis Alushi është bërë me skuadër të re. Në fakt, përfaqësuesi i Kosovës është larguar nga Nurnbergu, ku luajti një kohë të shkurtër dhe në pjesën e dytë të sezonit do të luajë në Izrael.

Në fakt, mediat gjermane kanë njoftuar se mesfushori kualitativ është huazuar për një gjysmë sezoni tek skuadra izraelite, Maccabi Haifa, shkruan zeri.info.

“Pas lëndimit në pjesën e parë të sezonit, Alushi nuk u kthye ashtu siç pritej. Tashmë ai duhet ta tregojë vetën diku tjetër për t’u kthyer sërish”, ka thënë drejtori sportiv i klubit gjerman, Andreas Bornemann.

Me këtë rast, ai nuk ia mbylli plotësisht dyert futbollistit kosovar, i cili mund të rikthehet përsëri në Nurnberg gjatë verës.

Alushi është njëri prej futbollistëve të rëndësishëm të ekipit të trajnerit Albert Bunjaki, me të cilën luan tash e sa vite, edhe në kohën kur Federata e Futbollit të Kosovës nuk ishte e pranuar në UEFA e FIFA. /Zëri/

Image