Manajn vërshohet nga ofertat (Foto)
Sport
January 12, 2017 - 09:59
Rey Manaj, sulmuesi i Interit, gjatë janarit pritet të bëhet me skuadër të re
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj është ndarë me skuadrën e Pescaras, ku ishte huazuar nga Interi gjatë verës.
Por, gjatë këtyre ditëve sulmuesi nga Lushnja pritet të bëhet me skuadër të re. Sipas Calciomercato.com skuadra nga Serie B, Perugia, e kërkon me çdo kusht Manajn.
Manaj ka oferta edhe nga dy ekipe tjera të Serie B: Barit dhe Ceseanas, përcjellë Express.
Por, jo vetëm kaq. 19 vjeçari kërkohet edhe nga ekipe jashtë Italisë si: ekipi nga La Liga, Las Palmas dhe skuadra nga Bundesliga, Ingolstadt.