Heidi Klum surprizon sërish për Halloween, shndërrohet në dorën e saj të prerë

Heidi Klum surprizon sërish për Halloween, shndërrohet në dorën e saj të prerë

Showbiz November 01, 2026 - 14:17

odelja gjermane Heidi Klum ka zbuluar kostumin e saj për Halloween 2026, duke sjellë një tjetër transformim të pazakontë dhe “makabër”.

E njohur për kostumet ekstravagante që prezanton çdo vit, Klum këtë herë është shfaqur e transformuar në dorën e saj të majtë të prerë, me inde të përgjakura, thonj të gjatë të kuq dhe gishta të zbukuruar me unaza.

“Talk to the hand” (Fol me dorën), shkroi ajo në postimin në Instagram, duke shoqëruar me humor pamjen e saj të pazakontë.

Përmes grimit dhe protezave, modelja ka realizuar një transformim që tërheq vëmendjen për realizmin e detajeve dhe estetikën horror.

Heidi Klum është kthyer në një nga personazhet më të komentuara të Halloween-it, falë kostumeve të saj origjinale dhe transformimeve që prezanton çdo vit në festën e saj tradicionale.