Arlinda bëhet gati për Halloween, befason me deklaratën: Dua të bëhem vampiri më i mirë [video]
Arlinda ka tërhequr vëmendjen me përgatitjet e saj për festën e Halloween-it, duke zgjedhur një paraqitje të veçantë që nuk kaloi pa komente nga banorët e tjerë.
E veshur dhe e grimuar në stilin e një vampiri, ajo mori vëmendjen e të gjithëve, ndërsa me humor deklaroi se dëshiron të bëhet “vampiri më i mirë”.
“Dua të bëhem vampiri më i mirë”, u shpreh Arlinda, teksa të tjerët komentonin dukjen e saj.
Por, përveç paraqitjes, vëmendje mori edhe diskutimi rreth Halloween-it dhe origjinës së kësaj feste.
“Festë pagane është… Para se me qenë na me fe, kemi qenë paganë…”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se vendimin se kush do të jetë pjesë e festës së Halloween-t për sonte në BBVK 5, e kanë pasur në dorë tre banorët e nominuar: Anjeza, Dioni dhe Zoja.
Anjeza e ka ftuar Rronin dhe Antonetën.
Dioni ftoi Lumin dhe Likin (Arlindën).
Zoja ka ftuar Akilin dhe Jonën.
Pas pak fillon festa.
Për më shumë ndiqeni videon: