Madonna triumfon në MTV VMAs 2026, rrëmben shtatë çmime
Madonna ishte protagonistja kryesore e ceremonisë së 2026 MTV Video Music Awards, duke fituar shtatë çmime, përfshirë trofeun prestigjioz “Artist of the Year”.
Artistja hapi ceremoninë në Los Angeles me një performancë live, rikthimi i saj në skenën e VMAs pas 23 vitesh.
Madonna u shpall “Artist of the Year”, ndërsa triumfoi edhe në kategoritë Best Collaboration, së bashku me Sabrina Carpenter për “Bring Your Love”, Best Dance, Best Album, Best Cinematography, Best Choreography dhe Best Long Form Video, me projektin “Confessions II”.
Në fjalimin e saj pas marrjes së çmimit “Artist of the Year”, Madonna foli për periudhën e fundit të jetës dhe karrierës së saj, duke thënë se kishte kaluar një vit e gjysmë duke “gjetur veten, duke besuar tek vetja dhe duke krijuar muzikën që dëshironte të bënte”.
“Shpresoj që të gjithë ju të bëni të njëjtën gjë: të gjeni veten dhe të besoni te vetja”, ishte mesazhi i saj.
Me shtatë trofe, Madonna ishte artistja më e suksesshme e mbrëmjes, ndërsa Taylor Swift fitoi Video of the Year për “The Fate of Ophelia” dhe çmimin e parë Artist Director Honors.
Ceremonia u zhvillua më 27 shtator në Peacock Theater në Los Angeles, me Snoop Dogg si prezantues.