Dua Lipa vallëzon në dasmën e djalit të hallës, shihet edhe me gotë në kokë [video]

Dua Lipa vallëzon në dasmën e djalit të hallës, shihet edhe me gotë në kokë [video]

Showbiz September 27, 2026 - 10:02

Dua Lipa ka vizituar së fundmi Kosovën, ku ka marrë pjesë në një aheng familjar në Pejë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është bërë pjesë e dasmës së djalit të hallës së saj, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet e saj gjatë festës.

Në video, Dua shihet duke vallëzuar valle popullore, e rrethuar nga familjarë dhe miq, nën ritmet e muzikës shqiptare.

Ajo është parë gjithashtu me një gotë të vendosur në kokë, një veprim që këngëtarja e ka bërë shpesh edhe në raste të tjera gjatë vallëzimeve të saj me muzikë shqiptare.

Festës i ka dhënë ritëm edhe këngëtari i njohur pejan, Ramadan Krasniqi – Dani, ndërsa Dua është bashkuar me të pranishmit duke shijuar atmosferën e dasmës.