Arsyeja domethënëse pse Ronaldo dhe Georgina zgjodhën të martoheshin në shtëpinë e tyre

Arsyeja domethënëse pse Ronaldo dhe Georgina zgjodhën të martoheshin në shtëpinë e tyre

Showbiz August 17, 2026 - 13:35

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij prej shumë vitesh, Georgina Rodríguez, i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni krejtësisht private.

Çifti zgjodhi të lidhte kurorë pikërisht në sallonin e shtëpisë së tyre, rrethuar nga fëmijët, për të krijuar një kujtim të ngushtë e të jashtëzakonshëm familjar.

Vendimi për të organizuar dasmën në shtëpi erdhi nga dëshira për të festuar dashurinë në vendin ku kalojnë përditshmërinë e tyre.

Ceremonia u zhvillua më 10 gusht, datë e cila përkonte me 10-vjetorin e takimit të tyre të parë në një dyqan “Gucci” në Madrid.

Në një intervistë për revistën Vogue, Georgina tregoi se donte që pas 30 vitesh fëmijët të kujtojnë se diçka e mrekullueshme, si betimet e prindërve, ndodhi pikërisht te tavolina e ngrënies familjare.

Gjatë bisedës, futbollisti 41-vjeçar ndërhyri me shaka duke thënë se pas tre dekadash ndoshta do të hahet te një tjetër tavolinë ose do të ketë ndryshuar dekorimi i shtëpisë.

Modela 32-vjeçare pranoi se kur ishte e vogël ëndërronte kështjella e fustane gjigante me kurorë diamantesh, por sot gjerat materiale i ka në dorë çdo ditë, ndaj privatësia është luksi më i madh për ta. Sidoqoftë, ajo konfirmoi se në të ardhmen planifikojnë të organizojnë edhe një dasmë të madhe për të festuar me miqtë e afërmit e tjerë.

Pas ceremonisë, Georgina zbuloi se gjithçka shkoi siç e kishte imagjinuar, plot dashuri e me lot gëzimi. Ajo sqaroi se kjo periudhë ka qenë mjaft e ngarkuar me punë, ndeshje e angazhime familjare, por nuk dëshironte që përvjetori i tyre i takimit të kalonte pa u festuar.

Ronaldo dhe Georgina u fejuan në gusht të vitit 2025, lajm të cilin e shpërndanë në rrjete sociale bashkë me fotot e unazës gjigante 37-karatësh. Ata janë prindër të një familjeje të madhe me pesë fëmijë: Cristiano Jr. (16 vjeç), binjakët Eva dhe Mateo (9 vjeç), si dhe vajzat Alana (8 vjeçe) e Bella (4 vjeçe).