Fjolla Morina: Kam zgjedhur të jem vet, jeta nuk është vetëm burrë

Fjolla Morina: Kam zgjedhur të jem vet, jeta nuk është vetëm burrë

Showbiz August 15, 2026 - 20:36

Këngëtarja Fjolla Morina ka folur së fundmi për jetën e saj personale dhe profesionale, duke zbuluar se vitet e fundit ka zgjedhur të tërhiqet disi nga vëmendja publike dhe të fokusohet më shumë te vetja dhe familja.

E ftuar në “Prive Summer”, Morina rrëfeu se pas disa eksperiencave në vitet e fundit ka arritur në përfundimin se nuk e sheh më një lidhje dashurie si domosdoshmëri për të qenë e përmbushur.

“Kohën e fundit, disa vite që unë i kam bërë eksperienca, kam vendosur të jem vetë, e me përmbushje me dashuri nga familja, fëmijët, dhe jo të fus më dikë në jetën time. Kam ardhur në një përfundim që duhet të shikosh vetëm veten tënde më së pari, sepse jeta nuk është vetëm burrë. Jam e përmbushur me fëmijët, po ndihem mirë dhe kjo ka rëndësi”, është shprehur këngëtarja.

Kështu, Fjolla duket se po shijon një periudhë më të qetë të jetës, larg presionit për të qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Për të, përmbushja aktualisht vjen nga vetja, familja dhe fëmijët.

Ndërkohë, Morina prej një kohe nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për publikun, duke mbajtur një distancë edhe nga aktiviteti i saj profesional.

Paraqitja e saj në “Prive Summer” vjen pas një periudhe të gjatë pa intervista të shumta televizive, ndërsa një nga daljet e saj më të fundit të bujshme para këtij emisioni ishte pjesëmarrja në “Big Brother VIP Kosova 4”.

Pavarësisht kësaj tërheqjeje, Fjolla vazhdon të mbetet një prej emrave më të komentuar të showbizit shqiptar, ndërsa fansat presin të shohin nëse kjo periudhë e qetësisë do të pasohet edhe nga një rikthim i saj në muzikë. /telegrafi