Princ Leka dhe princesha Blerta bëhen prindër, vjen në jetë princi Aleksandër

Princ Leka dhe princesha Blerta bëhen prindër, vjen në jetë princi Aleksandër

Showbiz July 10, 2026 - 14:13

Një lajm i bukur ka ardhur nga familja mbretërore shqiptare. Princ Leka dhe princesha Blerta janë bekuar me ardhjen në jetë të një djali.

Princi i ri, siç raportohet, është pagëzuar me emrin Aleksandër.

Lajmi u bë i ditur nga ish-drejtori i komunikimit të familjes mbretërore, Erion Teli, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Princi Aleksandër i shqiptareve sapo u lind… Që nga ora 5:30 e mëngjesit e kam parë orën pa pushim. Sot është një nga ato ditë që fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gëzimin. Mbrëmë, në lutjen time, i kërkova Perëndisë ta bekonte Princeshën Blerta, t’ia lehtësonte çdo çast të kësaj dite dhe të ishte pranë saj. Sot besoj se Ai e dëgjoi atë lutje”, ka shkruar Teli.

“Në këtë ditë kaq të veçantë dua t’i them vetëm një gjë Princeshës sonë: Faleminderit. Faleminderit që na ke duruar ne, monarkistëve, me gjithë padurimin, emocionet dhe dashurinë tonë për Familjen Mbretërore. Gjithmonë na ke pritur me mirësi, përulësi dhe një buzëqeshje që na ka bërë të ndihemi si pjesë e kësaj gëzimi”.

“Mirë se erdhe në jetë, Lartësia e Tij Mbretërore, Princ Aleksandër! Zoti e bekoftë Familjen Mbretërore Shqiptare”, ka shkruar ai mes të tjerash.

Deri tani princi Leka dhe princesha Blerta nuk kanë bërë ende një reagim publik për lindjen e djalit të tyre.