“Sunny Hill Festival” e vendos Prishtinën në hartën evropiane të muzikës
Prishtina po i numëron ditët deri në ngjarjen më të madhe të vitit.
Nga 31 korriku e deri më 2 gusht kryeqyteti i Kosovës do të shndërrohet në qendër evropiane të muzikës, argëtimit, jetës së natës.
Mijëra vizitorë pritet të mbërrijnë për edicioni e radhës së “Sunny Hill Festival”.
Për risitë e kësaj ngjarje madhore ka folur njëri nga organizatorët.
Fati Gjakova tha se tashmë festivali ka mbërri të ndikojë edhe në pjesëmarrjen e artistëve më eminent ndërkombëtar.
“Po, ka mbërritur. Tash festivalin e dinë krejt artistët e mëdhenj botëror. Duke pasur parasysh se çfarë LINE UP-i që kemi pasur qysh nga viti i parë, është edhe një lloj marketingu që bëhet mes artistëve dhe e dinë kush ku performon. Vet fakti që kemi pasur kaq shumë artistë e ka thjeshtëzuar pak punën për ta ditur ku ose kush është “Sunny Hill Festival”. Kjo na ka ndihmuar shumë”, deklaroi Gjakova në Klan Kosova.